Stoku i dosjeve në gjykata/ Kreu i ILD raporton në Komisionin e ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë
13/10/2025 12:13
Drejtësia nuk po përmbytet vetëm nga stoku i çështjeve që presin të gjykohen, por edhe nga stiva e ankesave të qytetarëve që kanë trokitur në ILD.
Artur Metani, si kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë theksoi se shqetësimet ndaj gjyqësorit të ri janë dyfishuar, ku vetëm për një vit kërkuan hetim ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve 1491 persona.
Gjatë raportimit pranë Komisionit të Ligjeve, Metani shtoi se tej zgjatje e proceseve ndikon drejtpërdrejtë në besimin e publikut. Por nga ana tjetër edhe politika ka rolin e saj
Edhe kreu I KLGJ Ilir Rusi e nisi raportimin me ngjarjen më të rëndë në drejtësi siç është vrasja e Astrit Kalasë. Mbas vrasjes së gjyqtarit KLGJ deklaron se ka nisur masa.
Top Channel