Spiropali mikpret Drejtoren e Ballkanit Perëndimor pranë KE: Plani i Rritjes, mjet i rëndësishëm për integrimin dhe fuqizimin rajonal

13/10/2025 10:57

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mikpriti sot Drejtoren për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore pranë Komisionit Evropian, Valentina Superti.

Në fokus të bisedimeve ishte partneriteti i fortë dhe përkushtimi i palëkundur i Shqipërisë ndaj integrimit në BE.

Mëngjesin e sotëm mirëprita Drejtoren për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore pranë Komisionit Evropian, Valentina Superti, e cila ndodhet në Tiranë për Forumin e Investimeve BE – Ballkani Perëndimor që mbahet për herë të parë në Shqipëri.

Vijojmë intensivisht përmbushjen e detyrimeve për çeljen e kapitujve të fundit, negociatat për mbylljen e kapitujve të hapur, mbërritjen e standardeve për përfitimin e mbështetjes financiare të BE-së përmes Planit të ri të Rritjes, si mjet i integrimit dhe fuqizimit rajonal”, shprehet Spiropali.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel