S’ka konsensus për reformat/ Berisha vendos kushte. Socialistët do të marrin mazhorancën në komisione

13/10/2025 15:06

Mazhoranca dhe opozita janë ende shumë larg konsensusit për dy reforma, Territoriale dhe Zgjedhore.

Socialistët bënë një hap pas  në kërkim të dakortësisë  duke i ofruar demokratëve shumicën në komisionin që do të ndërhyje në ligjin zgjedhor.

Por, oferta për paritet në numra nuk e joshi Sali Berishën, i cili ka kushtin e tij të panegocitueshëm.

Mazhoranca siguron se tradita nuk prishet për reformën territoriale, por Sali Berisha nuk  heq dorë vijat e tij të kuqe.

Patatja e nxehtë mes palëve duket se nuk janë reformat por zgjedhja e avokatit te ri të popullit. Mazhroancës  duket se i është sosur durimi dhe  deri për Krishtlindje me sigurinë që i ofrojnë 83 kartonët e saj parashikon të zgjedhjet pasardhësin e Erinda Ballacën që vijon të qëndrojë në detyre përtej mandatit.

Sali Berisha  ka në mendje emrat e tij dhe shpreson që të votohen Besim Ndregjoni.

Në pritje te Konferencës së Kryetarëve   për të parë nëse demokratët ndryshojnë qasje,  kryetari grupit parlamentar socialist Taulant Balla  lajmëroi se mazhroanca ka gati amendamentet për projektligjin e shumë debatuar për barazinë gjinore.

Top Channel