
Shtyhet seanca gjyqësore për kërkesëpadinë e Partisë Socialiste ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në padinë e regjistruar më 7 tetor, PS kundërshton mosmarrjen e një vendimi nga Komisioni Rregullator për çështje që lidhen me organizimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në gjashtë bashki të vendit.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se seanca është riplanifikuar për datën 14 tetor, ora 10:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në Tiranë.
“Seanca gjyqësore nuk u zhvillua për arsye objektive që lidhen me mosformimin e trupit
gjykues dhe u riplanifikua më datë 14.10.2025, ora 10:00, në ambientet e Gjykatës Administrative
të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë.”, thuhet në njoftim.
Vijon…
Top Channel