“Prokurori i tha ‘JO’ amerikanëve për drejtimin e SPAK”, Karamuço zbulon skenarët e garës për pasuesin e Dumanit

13/10/2025 21:55

i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” nga Grida Duma, analisti Ervin Karamuço komentoi garën për pasuesin e Altin Dumanit.

Karamuço tha se gara këtë herë është shumë e fortë sepse të gjithë kandidatët kanë aftësi drejtuese sepse kanë pasur role kryesuese më parë. Sakaq ai tregoi se si një nga prokurorët i tha jo amerikanëve kur i kërkuan të konkurronte.

“Të gjitha aspektet janë pjesë e një vlerësimi formal dhe informal që bëhet për ti hapur rrugën njëri-tjetrit. Shumica mbarojnë mandatin 9-vjeçar dhe nuk konkurrojnë dot më, pra kjo është mundësia e fundit. Aty brenda ka grupe që mbështesin njëri tjetrin. Një nga prokurorët i është kërkuar të kandidojë dhe nuk ka pranuar dhe ka sugjeruar zëdhënësin e tij.

CV-në me të madhe e ka Xholi, Goga njihet si prokuror me dorë të hekurt. Këta kandidatë edhe janë kërcënuar, zotit Xholi kanë tentuar që t’i rrëmbejnë vajzën. Te aftësitë drejtuese përveç zotit Xholi, Goga ka qenë në 7 prokurori edhe të tjerët kanë aftësi dhe eksperienca drejtuese, prandaj është garë e fortë. Ne shikojmë më shumë opinionin publik, pra perceptimi i tyre në publik. Më para merrte meritat një prokuror për një dosje të një prokurori tjetër. Drejtuesi i ri duhet të ndryshojë disa gjëra sepse nuk është vetëm SPAK por edhe prokuroritë e tjera.

Pas zgjedhjeve nuk ka pasur më arrestime, kjo heshtje tani nuk dihet si kuptohet nga publiku, që po zgjedhim drejtuesin me para e më pas do merremi më çështjet apo në ndonjë aspekt tjetër”, u shpreh Karamuço.

Top Channel