
“Football Meets Data” është një platformë që përdor statistika dhe analiza të dhënash për futbollin — për të bërë simulime, parashikime, renditje dhe për të kuptuar probabilitetet në garat dhe ndeshjet.
Nga statistikat e fundit, “Football Meets Data” ka zbuluar dhe dy kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë në rast kualifikimi në fazën “Play Off” të Botërorit 2026.
Sipas të dhënave të datës 12 tetor, kuqezinjtë kanë 14% shanse të ndeshen me Poloninë, një rival të cilën e mundëm për herë të parë në shtator 2023.
Rivali i dytë është Hungaria me 13%, me të cilin kemi një rezultat pozitiv në dy ndeshjet e fundit të luajtura në vitin 2021, kualifikueset e Botërorit 2022, ku Shqipëria fitoi 1-0 të dyja ndeshjet dhe në të dyja shënoi Armando Broja.
Shqipëria ka dhe dy ndeshje për të luajtur, me Andorrën më 13 nëntor në transfertë dhe pas tre ditësh me Anglinë në Tiranë.
Top Channel