“Opozita nuk na mban dot peng”, Balla paralajmëron zgjedhjen e Avokatit të Popullit: Shpresojmë për një figurë me integritet 

13/10/2025 12:28

Në një deklaratë për gazetarët këtë të hënë, kreu i grupit Parlamentar i PS ka bërë me dije se socialistët do të zgjedhë Avokatin e Popullit, edhe nëse opozita nuk bëhet pjesë e procesit.

Balla u shpreh se opozita nuk mund ta mbajë me peng zgjedhjen e Avokatit të Popullit, një proces që sipas tij duhet të bëhet së shpejti.

“Të ndërtojmë së bashku një proces. Por jemi këtu në këtë situatë 3 vjet me vonesë për shkak të mungesës së dëshirës së opozitës për tu bërë pjesë e këtij procesi. Tani nuk e kanë as mbajtjen peng të këtij procesi, sepse nëse nuk do të bëhet pjesë ne do ti japim Shqipërisë Avokatin e Popullit”, tha Balla.

“Uroj që në seancën e të enjtes të kenë mundësi të flasin të gjithë deputetët. Ne do i japim Shqipërisë Avokatin e popullit, me shpresën që do t’i japim një njeri me integritet, i fushës së jurisprudencës”, shtoi ai.

Top Channel