VIDEO/ ”Njihni Palestinën”, anëtari i parlamentit të Izraelit proteston kundër Trumpit gjatë fjalimit krah Netanyahut, nxirren jashtë dy deputetë

13/10/2025 13:36

Fjalimi i Donald Trump-it u ndërpre sapo një deputet i opozitës, anëtar i parlamentit izraelit, i cili mbajti lart një copë letër ku shkruhej “Njihni Palestinën”.

Kryetari i Parlamentit, Amir Ohana, thirri me zë të lartë për rend mes kundërshtimeve të forta ndaj deputetit protestues, i cili u nxor shpejt jashtë.

Ohana dëgjohej duke thirrur emrin e Ofer Cassif, një politikan i krahut të majtë. Mediat lokale raportojnë se jashtë mund të jenë nxjerrë dy deputetë.

Trump e rifilloi fjalimin e tij duke thënë se ishte “shumë efikas”.

 

Top Channel