Zyrtare/ Kushtetuesja merr vendimin, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës						Kjo ishte panorama në shumë rrugë të kryeqytetit mëngjesin e kësaj të hëne.
Të mitur e të rritur, në korsi biçikletash apo në rrugë të cilët lëviznin me monopatina elektrike apo motorë u ndaluan nga policia rrugore dhe mjetet u bllokuan përkohësisht. Kjo nismë është shtrirë në të gjithë qytetet e vendit ku me nismën e ministrisë së brendshme dhe të policisë së shtetit këto mjete do të ndalohen të qarkullojnë deri në hartimin e një baze ligjore që do të përcaktojë rregulla se ku dhe nga kush do të përdoren. Për qytetarët kjo masë drastike nuk ishte e mirëpritur.
“Nuk është e drejtë të merren masa sot për nesër. U vonova për punë. Më thanë tërhiqe pas dy ditësh skuterin”, shprehet një qytetare.
“Unë kam patentë, jam i kualifikuar. Pse nuk lejohem me motor elektrik?”, thotë një qytetar.
Nisma e policisë së shtetit është parë shumë positive dhe nga ekspertët të cilët e shohin në funksion të rritjes së sigurisë rrugore për mjetet dhe këmbësorët. Por po aq të rëndësishme janë dhe rregullat që do të hartohen.
“Mosha e lejuar duhet të jetë jo më pak se 16 vjeç”, thotë Fatmir Hasho, ekspert.
Shpejtësia e lejuar për këto mjete mos jetë më shumë se 30 km në orë dhe të ecin në krosi biçikletash
Përveç aspektit pozitiv të kësaj nisme të policisë së shtetit, për shumë të tjerë është parë e vonuar. Pasi duke pasur vakum ligjor për këto mjete elektrike shumë qytetarë dhe biznese kanë shpenzuar duke I blerë dhe tani me këtë nismë detyrohen ti mbajnë të bllokuar deri në një afat të pacaktuar
Top Channel