
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e ftuar në ‘Top Story’ nga Grida Duma, tregoi prapaskenat e 4 kandidatëve që konkurrojnë për postin e kreut të SPAK-ut.
Hoxha tha se amerikanët kërkojnë goditje ndaj karteleve të drogës, ndaj dhe duke ndjekur logjikën e tyre, në mend vjen e mei i Adnan Xholit, i cili ka 3 medalje për luftën ndaj tyre, por ajo shtoi se edhe kandidatët e tjerë kanë arritje të rëndësishme si Mussbelliu me “Plumbin e artë”, prova që kaloi Braho në çështjen e integritetit të Adriatik Llallës dhe Gokaj që ishte i pari që hetoi në Elbasan kur gëlonte krimi i organizuar.
“Nuk kam informacion që ka klane dibranësh apo shkodranësh. Un di që aty kandidatet kanë hyrë të vetëm. Nëse do ta disponoja dhe do ta kisha të sigurtë, do ta thoja dhe do tregoja sa vendimtar është ky grupim në zgjedhjen e drejtuesit të SPAK.
Vizitat që ka kryer e ngarkuara me punë e SHBA-së, në to ajo i ka inkurajuar të gjithë që të kenë qasjen e tyre për këtë garë. Nëse ecim me logjikën e amerikanëve, që thonë kërkojmë goditje ndaj karteleve, zoti Xholi ka 3 medalje është thirrur në Amerikë dhe mori medalje nga prokurori i Teksasit. Zonja Musabelliu, ka hetuar dosjen “Plumbi i artë”. Është e para që ka patur disa të penduar të drejtësisë. Të katërt kandidatët flasin për ekipe nuk flasin si individë.
Braho ka përballuar me shumë qetësi çështje të mëdha dhe provën e madhe e kaloi në integritetin e Adriatik Llallës.
Zoti Gokaj është i pari që ka hetuar në Elbasan krimin e organizuar gëlonte dhe është prokurori që ka dërguar në gjykatë ish-zëvendëskryeministrin Ahmetaj”, u shpreh Hoxha.
Top Channel