Kulla bashkon myslimanë e ortodoksë në Shkodër, të shqetësuar për tokën ku do të ndërtohet një kullë me 35 kate

13/10/2025 12:54

Çështja e pronësisë së tokave në Shkodër po shqetëson edhe komunitetet fetare.

Këtë të hënë, Komuniteti Mysliman dhe Kisha Ortodokse u bënë bashkë dhe dolën në një konferencë të përbashkët duke akuzuar se në pronën e tyre të grabitur po ndërtohet një kullë 35-katëshe në qendër të qytetit.

Kryemyftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, thotë se do të përdoret çdo lloj forme reagimi kundrejt grabitjes së pronës.

Një vit më parë u prezantua projekti i kullës 35-katëshe, e para e këtij lloji dhe e kësaj madhësie në Shkodër. Që në fillim ndërtimi i saj u kundërshtua nga qytetarët shkodranë, të cilët protestuan kundër betonizimit, si edhe nga dy komunitetet fetare në Shkodër  ai mysliman dhe ai ortodoks  të cilët pretendojnë se trualli ku po ndërtohet i përket atyre.

Top Channel