
Përveç Kosovës, mbrëmjen e kësaj të hëne janë luajtur edhe 7 duele të tjera, me emra të mëdhenj botëror që zbritën në fushën e lojës.
Gjermania duket se tashmë ka gjetur qetësi duke vijuar në rrugën e fitoreve. “Panzerat” kanë arritur një fitore të vuajtur kundër Irlandës së Veriut me një gol të shënuar nga Woltemade në minutën e 31’, duke e mbajtur ekipin e Nagelsmann në vendin e parë të Grupit A me 9 pikë. Po kaq pikë ka arritur dhe Sllovakia, që mundi 2-0 Luksemburgun.
Në grupin B, ku ndodhet dhe Kosova, Zvicra u ndal për herë të parë, duke barazuar pa gola me Slloveninë në transfertë dhe duke qëndruar në vendin e parë me 10 pikë.
Në Grupin D, Franca nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 me Islandën në transfertë. Ishin vendasit ata që shënuan të parët me Palsson në minutën e 39’. Nkunku barazoi në të 63’, ndërsa Mateta kaloi në avantazh të përkohshëm “Gjelat’ në të 68’, por pas dy minutash, Hlynsson barazoi sërish takimin. Ndërkohë po në këtë grup, Ukraina mundi 2-1 Azerbajxhanin. Kështu Franca kryeson me 10 pikë dhe është një fitore larg Botërorit.
Në Grupin J, Belgjika mori vendin e parë pas një fitoreje me përmbysje ndaj Uellsit me rezultatin 2-4, ndërsa Maqedonia e Veriut hodhi një hap fals duke barazuar 1-1 me Kazakistanin.
REZULTATET:
GRUPI A
Irlandë e Veriut 0-1 Gjermani
Sllovaki 2-0 Luksemburg
GRUPI B
Suedi 0-1 Kosovë
Slloveni 0-0 Zvicër
GRUPI D
Islandë 2-2 Francë
Ukrainë 2-1 Azerbajxhan
GRUPI J
Uells 2-4 Belgjikë
Maqedoni e Veriut 1-1 Kazakistan
Top Channel