Në Komisionin e Ligjeve u shpall sërish vakanca për Avokatin e Popullit.

Opozita doli kundër procedurës pasi sipas saj, vakanca është shpallur një herë gjatë legjislaturës së kaluar.

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, tha se ky argument bie, pasi një pjesë e deputetëve të legjislaturës së kaluar, që kanë firmosur në mbështetje të kandidaturave, sot nuk janë më pjesë e Kuvendit.

Vakanca u shpall me tetë vota pro nga Partia Socialiste, ndërsa pesë deputetët e opozitës e bojkotuan votimin.

Top Channel