Kandidatja socialiste e Tiranës vijon turin e takimeve, Balla: Ogerta u flet edhe demokratëve, është e të gjithëve

13/10/2025 09:58

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, vijoi takimet me qytetarët e Njësisë Nr. 5, e shoqëruar nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi dhe deputeti i zonës, Erion Braçe.

Në bisedat e zhvilluara me banorët, u trajtuan shqetësime që lidhen me përmirësimin e infrastrukturës, pastrimin, hapësirat publike dhe shërbimet sociale pranë familjeve.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se Ogerta Manastirliu është një kandidate që u flet të gjithë qytetarëve, pa dallim bindjesh politike:

“Ogerta u flet edhe demokratëve, është Ogerta e të gjithëve.”

Banorët shprehën kërkesat e tyre për më shumë hapësira publike, kujdes për të moshuarit dhe shërbime më efikase. Manastirliu siguroi se këto do të jenë pjesë e një plani konkret për përmirësimin e cilësisë së jetesës në çdo lagje.

 

Top Channel