
Stilisti italian Alvieri Martini ka treguar më shumë mbi njohjen dhe ndjenjat e tij për partnerin William de Souza.
I ftuar ekskluzivisht në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në Top Channel, stilisti italian Alvieri Martini ka rrëfyer njohjen dhe ndjenjat për partnerin e tij, avokatin 38 vjeçar William de Souza.
Martini tregoi se e gjitha ishte një “colpo di fulmine” një pasdite teksa dielli perëndonte përmbi Rio de Janeiro.
Gjatë intervistës ku qëndronte përkrahë Williamit nga shtëpia e tyre, Alviero përmendi disa herë perëndimin e Brazilit, si një kujtesë që do të jetojë gjatë me të.
“Ndihem shumë mirë, do të kemi dhe një muaj mjalti në Venezia”-, u shpreh Alviero.
E në fund, teksa publiku i studios kërkoi një puthje, ata nuk u kursyen ta shkëmbenin menjëherë live.
Top Channel