Donald Trump mbërrin në Egjipt për samitin historik, ja liderët botërorë që do të marrin pjesë

13/10/2025 17:10

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në qytetin turistik egjiptian Sharm el-Sheikh, ku do të bashkë-kryesojë një ceremoni nënshkrimi që ka tërhequr një turmë homologësh të tij nga e gjithë bota.

Air Force One, avioni presidencial u shoqërua në zonë nga avionë luftarakë egjiptianë.

Autoritetet egjiptiane njoftuan udhëheqësit që do të marrin pjesë në samitin ndërkombëtar të organizuar në qytetin Sharm el-Sheikh të hënën pasdite.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve egjiptiane, “Samiti i Paqes në Sharm el-Sheikh” përfshin pjesëmarrjen e krerëve të shteteve dhe monarkëve:

Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi,

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump

Mbreti jordanez, Abdullah II

Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad, Mbreti i Bahreinit

Mbreti Hamad bin Isa al-Khalifa

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti indonezian, Joko Widodo

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe

Presidenti qipriot Nikos Christodoulides.

Siç raporton agjencia, në samit do të marrin pjesë edhe kryeministrat e vendeve, përfshirë:

Kancelari gjerman, Friedrich Merz

Kryeministri irakian, Mohammed Shia al-Sudani

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan

Kryeministri hungarez, Viktor Orban

Kryeministri pakistanez, Shahbaz Sharif

Kryeministri kanadez, Mark Carney

Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Storr

Zëvendëspresidenti dhe kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed bin Rashid,

Kryeministri i Kuvajtit, Sheikh Ahmed Abdullah al-Shabab

Përveç kësaj, sipas agjencisë, në samit do të marrin pjesë edhe:

Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr al-Busaidy

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa

Zëvendësministri i Jashtëm Indian, Subrahmanyam Jaishankar

Ambasadori japonez në Kajro, Fumio Iwai

Top Channel