
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko, gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, është shprehur se pyetjet e bëra kanë cenuar pavarësinë e bankës.
Gjatë raportimit vjetor për punën e institucionit që drejton, ai u shpreh se gjatë dy viteve të fundit, Banka e Shqipërisë është përballur me presione të vazhdueshme.
Sejko u shpreh: “Pyetjet e bëra po na cenojnë pavarësinë e Bankës së Shqipërisë. Bankës së Shqipërisë i kërkohet llogari që janë jashtë tagrit të saj, ky është cenim i pavarësisë.
Këto dy vitet e fundit e kam ndjerë rëndë këtë gjë, por s’dua të hyjë në detaje. Për shkak të këtij presioni Banka e Shqipërisë nuk ka qenë e lirë për të ushtruar detyrat e saj, por s’dua të zgjatem”.
Top Channel