
Nga Ergys Mërtiri
Armando Duka duhet të nisë urgjentisht një notë proteste, si dhe një proces ankimi për kartonin e verdhë ndaj Manajt.
Nëse është e vërtetë që futbollistët shqiptarë ndëshkohen pse bëjnë shqiponjën në stadium, e pse shfaqin simbolet e tyre kombëtare, ky është antishqiptarizëm i pastër nga FIFA-s dhe UEFA-s. Një penalizim për shkak të përkatësisë kombëtare, është një formë racizmi e pastër krejtësisht e papranueshme për asnjë organizatë në botë, e aq më tepër për një organizatë jopolitike ndërkombëtare.
Shqiponja është simboli ynë kombëtar dhe kombi ynë duhet të trajtohet me respekt, njësoj si çdo komb në botë, ndaj këto penalizime janë të papranueshme. Institucionet idiote të futbollit nuk mund të fyejnë shqiptarët duke i trajtuar simbolet e tyre si provokime politike apo si simbole urrejtjeje.
Nëse ka një popull që ndjehet i provokuar pse tjetri shfaq simbolin e vet kombëtar, ky popull nuk meriton respekt, pasi është një popull racist e genocidal, pasi ai nuk pranon ekzistencën e tjetrit. Nuk është faji ynë pse serbët provokohen nga ekzistenca jonë dhe simbolet tona, ndaj pranimi i kësaj psikopatie nga FIFA dhe UEFA është vetëm cmenduri pa vend.
Nga ana tjetër, duhet të themi se FIFA dhe UEFA janë institucione të super-politizuara të cilat në mënyrë të paturp kanë detyruar lojtarë të manifestojnë simbolet e uokeizmit nëpër stadiume, siç ka qenë ai i qendrimit me një gju në tokë, në shenjë nderimi për lëvizjen ultrapolitike ekstremiste “black lives matter”. Po kështu FIFA dhe UEFA kanë përkrahur dhe promovuar simbolet e lëvizjeve ideologjike dhe politike si ato të LGBT, ndaj virgjëria politike e kërkuar në mënyrë krejt të paturp ndaj simboleve tona kombëtare është një maskarallëk i hapur në përkrahje të politikave shoviniste si ato serbe.
Është detyrë e Dukës, edhe si funksionar i lartë në UEFA, të reagojë për të vënë në vend dinjitetin tonë kombëtar.
Top Channel