Në Mitrovicën e Veriut, komunë me shumicë serbe, qytetarët po ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

Korrespondentja e Top Channel Leonita Bajrami raporton se Lista Serbe u prin qytetarëve serbë drejt qendrave të votimit, në shkollën teknike në Veri të Mitrovicës.

Kjo parti, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka udhëhequr Mitrovicën e Veriut dhe tri komunat e tjera me shumicë serbe në veri, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, deri në nëntor të vitit 2022, kur përfaqësuesit e saj janë larguar nga institucionet e Kosovës.

Edhe pse votimi i organizuar është jo i ligjshëm, pakica serbe siç duket ka zgjedhur të grumbullohet dhe të votojë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se mund të ketë pasur vetëm ndonjë vonesë në disa vendvotime të caktuara.

Në konferencën e parë për media për ditën e sotme, Elezi theksoi se KQZ-ja ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur problemet teknike me platformën e rezultateve preliminare.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, kjo platformë ka pasur pengesa të vazhdueshme.

Top Channel