
Në studion e “Shqipëria Live” në Top Channel, ish-arbitri Lorenc Jemini më 8 Tetor bëri një premtim, teksa dha rezultatin që ai mendoi se kjo ndeshje do të kishte. Jemini tha se do që Shqipëria të fitojë me rezultatin minimal 0 me 1, ndërsa premtoi se nëse del kështu, ai do zhvishej live në sudion e “Paso”.
Pjesë nga biseda në studio:
Lorenc Jemini: “Unë dua që ndeshja të dalë me rezultatin 0 me 1 për Shqipërinë. Është shumë vështirë por nëse del kaq, ju premtoj se do zhvishem në studion e ‘Paso’”.
Sidorela Gjoni: “Si është zhveshja?”
Lorenc Jemini: “Do jem i veshur me bluzën e Kombëtares dhe nëse fitojmë me këtë rezultat do e heq live në studio”.
Pas fitores me Serbinë, në minutat e fundit të ndeshjes gjatë transmetimit live në Top Albania Radio dhe në Digitalb, Jemini e mbajti premtimin e tij dhe hoqi bluzën teksa festonte me Glenti Nallbanin, Edi Manushin, Gëzim Sinematin dhe Ervin Fakajn.
Top Channel