
Sondazhet e para të publikuara në mediat e Kosovës flasin për një raund të dytë që do të përcaktojë fituesin e komunave në Prizren dhe Pejë.
Konkretisht, në Prizren është duke kryesuar Partia Demokratike e Kosovës.
Shaqir Totaj (PDK) ka marrë 43.3%, Artan Abrashi (LVV) 30.4%, Driton Selmanaj (LDK) 11.1% dhe Zafir Berisha 4.2%
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri, është në epërsi të qartë në garën për kryetar të Pejës me 46.4% të votave.
Pas tij renditet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Taulant Kelmendi, me 27%, ndërsa në vendin e tretë është kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ali Berisha, me 20% të votave.
Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arta Nallbani, ka marrë 6%, ndërsa kandidatët e tjerë – Jeton Abazaj (i pavarur), Reshat Nurboja (Alternativa) dhe Vehbi Avdullahaj (Nisma) – kanë marrë përqindje nën 1%.
Top Channel