
12/10 20:50
‘BIG Bjarke Ingels Group’ është fituesi I të garës ndërkombëtare për Parkun e Besimit (Faith Park).
Në Tiranë u mblodhën 12 finalistë nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda, Italia, për të prezantuar propozimet e tyre për parkun e ri unikal.
Parku i Besimit do të ndërtohet mbi idenë e bashkëjetesës dhe dialogut ndërfetar, duke u frymëzuar nga elementët simbolikë të përbashkët të feve të mëdha, të shprehur përmes pemëve, frutave dhe luleve të përmendura në shkrimet e shenjta. Ky projekt do të shërbejë si një pikë takimi për reflektim, qetësi dhe ndërveprim kulturor, duke i dhënë qytetit të Tiranës një dimension të ri shpirtëror dhe estetik.
Top Channel