Rezultatet paraprake të KQZ-së në Kosovë, LDK përpara me 600 vota në Prishtinë, Kurti merr 2 komuna që në raundin e parë. PDK fiton Suharekën dhe Skënderajn

12/10/2025 22:47

Shifrat zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, flasin për një betejë të fortë në Prishtinë, ku janë numëruar 171 nga 268 kuti votimi.

Në vend të parë që prej fillimit të procesit të numërimit, vijon të jetë kandidati i LDK-së, kryebashkiaku aktual Përparim Rama me 33.97% të votave të fituara, i ndjekur nga kandidati i Vetëvendosjes Hajrulla Cceko me 33.01% të votave. Ndërsa kandidati i PDK-së, Uran Ismaili mban vendin e tretë.

Sa i përket komunave të tjera, në Istog dhe Lipjan LDK-ja pritet që të fitojë që në raundin e parë, ndërsa PDK-ja ka fituar Suharekën dhe po kryeson bindshëm në Skënderaj.

Në komunat e tjera të rëndësishme fituesi do të përcaktohet në raundin e dytë. AAK mund të fitojë që në raundin e parë Deccanin, teksa kryeson në Gjakovë, ndërsa Vetëvendosja po kryeson në Gjilan dhe Fushë Kosovë.

Deccan – 84% e kutive të numëruara

AAK 50.6%

LDK 21.82%

Gjakovë – 81.51% e kutive të numëruara

AAK- 47.25%

LVV 32.94%

Gjilan- 67.67% e kutive të numëruara

LVV 49.33%

LDK- 33.74%

Istog- 88.33% e kutive të numëruara

LDK- 59.23%

PDK- 22%

Klinë- 77.42% e kutive të numëruara

AAK- 49.86%

PDK- 34.9%

Fushë Kosovë- 93.22% e kutive të numëruara

LVV 45.19%

LDK- 36.6%

Mitrovicë e Jugut- 87.62% e kutive të numëruara

PDK 48.23%

LVV- 47.56%

Lipjan- 89.77% e kutive të numëruara

LDK- 50.6%

PDK- 30.87%

Pejë- 89.29% e kutive të numëruara

LDK- 46.11%

LVV- 28.35%

Prishtinë- 61.57% e kutive të numëruara

LDK- 34.09%

LVV 33.07%

PDK- 27.55%

Prizren 81.36% e kutive të numëruara

PDK- 42.19%

LVV- 29.46%

Skënderaj- 94.44% e kutive të numëruara

PDK- 83.35%

LVV- 9.86%

Suharekë- 94.25% e kutive të numëruara

AAK-45.6%

LDK- 31.88%

Ferizaj- 89.61% e kutive të numëruara

PDK- 56.41%

LVV- 28.4%

Malishevë- 93.24% e kutive të numëruara

Nisma- 53.05%

PDK- 18.97%

 

Top Channel