VIDEO/ Nga Islanda në Suedi, shqiptarët e bëjnë kuqezi, festimet ‘perlë’ pas triumfit historik ndaj Serbisë

12/10/2025 11:31

Festa e tifozerisë shqiptare nuk shpërtheu vetëm në Tiranë e në trojet e tjera shqiptare pas fitores historike në Leskovc ndaj Serbisë.

Anë e mbanë botës pas fishkëllimës së fundit të arbitrit filloi festa kuq e zi pushtoi rrugët nga Europa në Islandë e në Suedi, po ashtu edhe përtej oqeanit në Kanada.

Në videot e siguruara nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa shikohen qindra shqiptarë në rrugët e qytetit të Goteborg të Suedisë me flamuj kuq e zi e me ato të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës.

Në sfond ushtojnë tingujt e këngës “Kuq e zi je ti” dhe asaj të komandantit legjendar, Adem Jashari. Edhe në Kanada e Islandë shqiptarët bllokuan rrugët me makinat e tyre të veshura me flamuj të Shqipërisë.

 

Top Channel