Llixhat e Peshkopisë, mbi 30 mijë vizitorë dhe pacientë kanë zgjedhur ujërat termale në Dibër

12/10/2025 20:50

Llixhat e Peshkopisë janë një destinacion shërues që po frekuentohet gjithnjë e më shumë.

Në luginën e shërimit, ajri i pastër malor dhe qetësia e natyrës ofrojnë kushte ideale për pushim dhe rikuperim. Më shumë se 30 mijë vizitorë dhe pacientë i kanë frekuentuar në dy sezonet prill-qershor dhe shtator – nëntor. Ujërat termale të pasura me minerale njihen për efektet e tyre kurative në trajtimin e sëmundjeve reumatizmale, problemeve të frymëmarrjes si bronshiti dhe astma, por edhe në lehtësimin e pasojave të ftohjes.

Pacientët dhe vizitorët që frekuentojnë llixhat tregojnë se kanë gjetur lehtësim dhe gjendja e tyre përmirësohet që në ditët e para.

Krahas ujërave të ngrohta, burimet e ftohta të zonës kanë vlera të veçanta falë ngarkesave minerale, të cilat ndihmojnë në forcimin e organizmit dhe trajtimin e disa sëmundjeve kronike.

Top Channel