Gana “fluturon” për në Amerikë, shkon në 21 numri i ekipeve të kualifikuara në Botërorin 2026

12/10/2025 22:57

Gana është bërë ekipi më i fundit afrikan që siguron një vend në Botërorin “SHBA-Kanada-Meksikë 2026”.

“Yjet e Zeza” triumfuan 1-0 ndaj Komoreve në ndeshjen vendimtare të grupit I, falë golit të shënuar nga Mohammed Kudus në minutën e 47-të.

Me këtë fitore, Gana e mbyll fazën kualifikuese me 25 pikë, duke lënë pas Madagaskarin dhe Malin.

Afrika tani ka konfirmuar pjesëmarrjen e disa prej emrave të mëdhenj si Algjeria, Egjipti, Maroku dhe Tunizia, ndërsa në total numri i ekipeve të kualifikuara shkon në 21.

Top Channel