Përfshihet nga flakët banesa në Tropojë
11/10/2025 15:00
Një zjarr ka përfshirë një banesë dy katëshe në fshatin Cernice në bashkinë e Tropojës ku në të jetonin dy familje.
Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar pesë forca zjarrfikëse, të cilët kanë bërë të mundur fikjen e flakëve.
Gjithashtu ende nuk dihet shkaku i rëndës se zjarrit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel