Jo vetëm në Leskovc, por edhe në Tiranë është ndezur atmosfera nga tifozët shqiptarë.

Tifozët Kuq e Zi kanë organizuar një event ku të gjithë dashamirësit dhe mbështetësit e Kombëtares mund ta ndjekin live sfidën në sheshin “Italia”, pranë “Arenës Kombëtare”.

Në pamjet e siguruara për Top Channel, shihet se tifozët shqiptarë e kanë kthyer në festë këtë mbrëmje me daulle e muzikë.

Sfida starton në orën 20:45 dhe të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë ta ndjekin drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

Top Channel