Video/ Po hidhte mbeturinat e biznesit të tij në park, policia arreston në flagrancë shqiptarin në Nju Jork

11/10/2025 14:41

Policia e qytetit të Yonkers-it në Nju Jorkut ka arrestuar disa persona për hedhjen e paligjshme të mbeturinave, mes tyre edhe një shtetas shqiptar, i cili rezulton të ketë qenë i përfshirë në mbi 10 raste të ndryshme ndotjeje.

Bëhet fjalë për shqiptarin Xhevahir Kalaja, i cili u kap duke hedhur goma të përdorura makinash dhe mbeturina të tjera nga biznesi i tij në një zonë të pyllëzuar brenda parkut Scotti Park.

Me ndihmën e Departamentit të Parqeve dhe Rekreacionit në Yonkers, ai u identifikua dhe u arrestua më 10 shtator 2025, për shkelje të Kodit të Qytetit të Yonkers-it.

Ndaj tij u ngrit akuza penale për hedhje të paligjshme të mbeturinave, në bazë të ligjeve shtetërore. Mjeti i tij u sekuestrua menjëherë atë mbrëmje. Rasti do të ndiqet penalisht nga Zyra e Prokurorit të Qarkut Westchester.

 

Top Channel