Video/ Manaj shënon, Shqipëria feston. Sulmuesi kuqezi ndan atmosferën elektrizuese në dhomat e zhveshjes pas fitores historike në Serbi

11/10/2025 23:49

Shqipëria ka shkruar histori në Leskovc, duke mposhtur Serbinë me rezultatin 0–1, në një ndeshje të zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.

Përballja e zjarrtë dhe me shumë tension përfundoi me një fitore të madhe për kuqezinjtë, falë një goli të shënuar nga Rey Manaj në minutat shtesë të pjesës së parë, pas një pasimi perfekt nga Arlind Ajeti.

Pas vërshëllimës finale, atmosfera në dhomat e zhveshjes ishte elektrizuese. Lojtarët shpërthyen në festë, teksa nuk munguan këngët patriotike dhe emocionet e forta.

Ishte vetë Manaj që ndau një video të shkurtër në rrjete sociale, ku shihen futbollistët duke festuar me entuziazëm këtë fitore historike.

Top Channel