Video/ Gjithçka gati për Serbinë, Federata Shqiptare zbulon fanellat që do të veshin yjet kuqezi mbrëmjen e sotme
11/10/2025 19:52
Më pak se një orë na ndan nga starti i duelit historik mes Serbisë dhe Shqipërisë, ku kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren historike, arritjen në “Play Off” të Botërorit 2026.
Pas publikimit të formacionit zyrtar, Federata Shqiptare e Futbollit ka zbuluar dhe fanellat të cilat do të veshin lojtarët në fushë.
Bëhet fjalë për fanellën e bardhë, e njëjta ngjyrë si ajo që lojtarët veshën 11 vite më parë në Beograd, aty ku morën fitoren në tavolinë dhe që ndihmuan Shqipërinë të arrinte kualifikimin historik në Europian.
Top Channel