
11/10 22:26
Pak orë na ndajnë nga “finalja” e madhe mes Serbisë dhe Shqipërisë, aty ku kuqezinjtë luajnë ndeshjen e tyre më të rëndësishme në këtë fushatë kualifikuese.
Në pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, shihet që jashtë hotelit ku është grumbulluar Kombëtarja, ndodhen forcat e policisë, xhandarmeri dhe forca speciale, të cilat do të shoqërojnë ekipin nga qyteti i Nish për në stadiumin e Leskovcit.
Sfida do të startojë në orën 20:45 dhe të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë ta ndjekin drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
Top Channel