Hapet Zarfi i Zi/ Thyen rregullat e Vëllait të Madh, Ina, Keijsi dhe Eriku shkojnë në televotim. Brikena shpëton Stelinën dhe vendos Mateon 18/01 01:20
Shqipëria është në vendin e dytë të renditjes pas një fitoreje historike kundër Serbisë në Leskovc.
Kuqezinjtë deri më tani kanë grumbulluar 11 pikë dhe kanë mbetur vetëm dy ndeshje për t’u luajtur në fushatën kualifikuese, kundër Andorrës në transfertë më 13 nëntor dhe pas tre ditësh me Anglinë në Tiranë.
Nëse Shqipëria mund Andorrën atëherë kualifikimi për në “Play off” do të jetë më afër se kurrë, me një nder që duhet të vijë nga Anglia, të mundë Serbinë në Londër.
Nëse ky skenar do të ndodhë, atëherë Shqipëria do të sigurojë automatikisht “Play Off”-in.
RENDITJA:

Top Channel