Pak para startit të duelit Serbi-Shqipëri, dy ekipe të tjera të Grupit K zbritën këtë të shtunë në fushë.

Letonia dhe Andorra ndanë pikët në një barazim spektakolar me rezultatin 2-2.

Sfida nisi më mirë për miqtë, të cilët shënuan në minutën e 33’ me San Nicolas, por katër minuta nga fundi i pjesës së parë Zelenkovs barazoi.

Në minutën e 55’, Gutkovskis shndërroi në gol një 11-metërsh, duke kaluar përkohësisht në avantazh vendasit, por miqtë reaguan sërish dhe në të 78’, Oliveira barazoi takimin.

Me këtë barazim, Letonia shkon në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Andorra merr pikën e parë në këtë fushatë kualifikuese.

REZULTATI:

LETONI 2-2 ANDORRA

Zelenkovs 41’, Gutkovskis (P) 55’ / San Nicolas 33’, Oliveira 78’

Top Channel