Armando Broja nuk gjen qetësi, as në ndeshjen e së shtunës kundër Whest Ham nuk shihet i përzgjedhur
Myrto Uzuni ishte surpriza e Sylvinhos në formacionin e sotëm.
Pas ndeshjes me Serbinë, në një prononcim për SDigitAlb ai tha:
“Kur thirresh nga Kombëtarja, duhet të jesh i gatshëm dhe për këtë komb jam i gatshëm edhe të vdes në fushë madje.
Nuk më intereson se ku luaj si pozicion, qoftë edhe si mbrojtës i djathtë. Në pjesën e dytë kisha një kundërshtar shumë të fortë, Pavloviç, që luan te Milani, por dhamë maksimumin dhe arritëm një fitore të madhe.
Nuk dija gjë që do isha në formacion, nuk kishte marrëveshje me Sylvinhon, thjesht bëra punën time për Kombëtaren gjatë gjithë javës përgatitore që të isha i gatshëm. Jam profesionist dhe përgatitem për çdo ndeshje… dhe “A jemi live?”
Të luaja në Kupën e Botës në Amerikë, atje ku po luaj tani, do ishte përrallore”.
Top Channel