
Leandra vetëm 8-vjeç fiton betejën me Leuçeminë e kthehet në studion “Për Shqiptarët” në Top Channel duke i kthyer gëzimin në sy familjarëve të saj dhe të gjithë atyre që kontribuuan për shërimin e vajzës.
Arla dhe Besarti kanë humbur babain dy vite më parë. Ata jetojnë vetëm me mamanë e tyre në një banesë me qira në kushte të vështira ekonomike.
Bajrami është dhjetë vjeç dhe rrezikon të humbe njërën këmbë, pasi është diagnostikuar me tumor. Ai duhet të kurohet sa më parë e këtë duan edhe prindërit e tij, por të vetëm nuk munden. Lotët e tyre derdhen pa fund, e Bajrami nuk duhet të shohë askënd duke qarë.
Mes emocionesh të shumta përveç dhuratave të Elvisit dhe Sidrit dy fëmijët Bajrami që pret të niset për kurim e Arla që ëndërron një shtëpi marrin edhe surprizën e shqiptarëve .
Top Channel