Përfundojnë kontrollet e imtësishme për kapitenin kuqezi, ja cila është diagnoza dhe kur do të rikthehet në fushë
Juljan Shehu, një nga protagonistët në mesfushën kuqezi, ka reaguar pas fitores historike që Shqipëria arriti në transfertë ndaj Serbisë.
Në deklaratën e dhënë për “DigitAlb” pas ndeshjes, ai nuk e fshehu emocionin për këtë sukses të madh dhe theksoi rëndësinë e këtij rezultati për rrugëtimin drejt Botërorit 2026.
“Emocionet janë të papërshkueshme. Kjo është një nga ditët më të lumtura të jetës sime. I falënderoj të gjithë pafund, që më bënë këtë ditë të mundur. Bëmë krenarë gjithë shqiptarinë.
Motivi ishte maksimal, e dinim që ishte ndeshje jetë a vdekje. Dhamë maksimumin, që kjo ditë të vinte. Është dita jonë, që të festojmë dhe ta shijojmë këtë moment.
Rrugëtimi im, që nga Kastrioti deri sot, nuk ka qenë i lehtë. Pata dëmtim që më la mbrapa. Jam i lumtur që jam në këto momente. Përherë puna shpërblehet, jam i lumtur që kam arritur këtu sot.
Tirana le të festojë sot, është dita e gjithë shqiptarisë që të festojë sot”, u shpreh Juljan Shehu.
Top Channel