Arrestohet 22-vjeçari që shpërndante kokainë në Kamëz, sekuestrohet lëndë narkotike dhe një peshore në banesën e tij

11/10/2025 11:34

Kapet në bulevardin “Nënë Tereza” dhe vihet në pranga një 22-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në zonën e Kamzës.

Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë që iu gjet 22-vjeçarit gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, një peshore elektronike, një automjet dhe një aparat celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Bulevardi”.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi E. P., 22 vjeç, banues në Valias.

Në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin 22-vjeçar, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe të banesës i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin, peshoren elektronike dhe aparatin celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel