
Danimarka ka shpallur një paketë të re mbrojtjeje prej 4.2 miliardë dollarësh për të forcuar sigurinë në rajonet e Arktikut dhe Atlantikut të Veriut, duke përfshirë Groenlandën.
Kjo do të përfshijë blerjen e anijeve, avionëve luftarakë dhe ndërtimin e një infrastrukture të re për të përmirësuar mbrojtjen e këtij rajoni strategjik.
Në kuadër të kësaj përpjekjeje, Danimarka do të investojë gjithashtu 4.5 miliardë dollarë për të blerë 16 avionë të rinj luftarakë F-35 nga Shtetet e Bashkuara, duke çuar në 43 numrin e avionëve të këtij lloji në flotën e saj.
Ministri i Mbrojtjes i Danimarkës, Troels Lund Poulsen, theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për forcimin e aftësive të Forcave të Armatosura Daneze në rajon.
Ai theksoi se këto investime do të kontribuojnë në mbrojtjen e sigurisë rajonale dhe do të ndihmojnë në ruajtjen e stabilitetit në Arktik, një zonë me interes të madh strategjik.
Arktiku, i vendosur në një udhëkryq kritik midis Amerikës së Veriut, Rusisë dhe Evropës, ka fituar një rëndësi të shtuar në vitet e fundit, sidomos për shkak të pasurive natyrore dhe rrugëve të reja detare që po hapen për shkak të ngrohjes globale.
Groenlanda, një ishull i autonomuar nga Danimarka, ka qenë një pikë e nxehtë e interesit për burimet e tij minerale, si dhe për pozicionin e tij strategjik në lidhje me SHBA-në dhe Rusinë.
Top Channel