“A do shkarkohen ata që folën?”/ Fitorja historike me Serbinë, Sylvinho zbulon zgjedhjet e tij: Ja përse Uzuni ishte në lojë

11/10/2025 23:42

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, u shfaq i lumtur pas fitores ndaj Serbisë, por theksoi se asgjë nuk është mbyllur ende.

Në një prononcim për “DigitAlb”, ai foli për rëndësinë e besimit te lojtarët, komentet para ndeshjes dhe rrugëtimin drejt Botërorit.

“Futbolli është për t’u vlerësuar, sot është një ditë shumë e bukur, e paharrueshme. Kemi mundur një kundërshtar shumë të fortë, të vështirë, jemi në lojë, nuk është vendosur asgjë, është një hap i rëndësishëm. Ishte Manaj, është jeta jonë, sot shkohet andej, një penallti, gabohet… Ky është një lojtar që ne kemi besim shumë. Ndaj kur shkon e punon 24 orë, e di që mund t’u japësh besim, është jeta e trajnerit. Mbeten dy ndeshje, kemi humbur vetëm një. Por pastaj nëse ndodh diçka e fiton 1-0, jo nuk është mirë, jo ashtu… Tre pikë janë të mira, janë shumë të mira.

Unë u bëj komplimente të gjithëve. Një lojtar nuk është se shkon në fushë për tre gola. Futbolli nuk është i lehtë. Broja bëri një ndeshje të vështirë, ai kishte Pavloviç një ndër më të fortët, ishte 60 minuta një kundër një me të duke e përballuar, e kaloi, krosoi. Uzuni, i jashtëzakonshëm, se kjo është një skuadër ku fillimisht është njeriu. Ai mund të përfitojë nga hapësira. Jam krenar për të gjithë, edhe Uzuni e Broja ndonëse nuk kanë shënuar, kanë bërë shumë për ekipin.

Para ndeshjes thanë: “Po humbe, do shkarkohesh”. A do i shkarkosh ti tani ata që folën, pasi fitove?

Ma kanë bërë pyetjen edhe gazetarët shqiptarë dhe ata serbë.

Për të ardhmen time mendoj unë, jam i koshient për punën që kemi bërë. Çdo gjë merret hap pas hapi, por për të ardhmen time mendoj unë. Na mungojnë ende dy ndeshje shumë të rëndësishëm por për të ardhmen mendoj unë.

Bajrami ishte pak i zhgënjyer, ndodh. Unë kur hyj në fushë i them “Nedim futu se me ndryshimin e ritmit do e gjesh portën”, Ai e di. Aty në fund, portieri u tregua i aftë dhe priti deri në fund. Ishte i zhgënjyer, Në ndeshjen e ardhshme do të vijë goli.

Mesazhi për shqiptarët është që jam krenar, është fitore e gjithë kombit, është një fitore e lojtarëve që ia kushtojmë vendit e ta gëzojnë 100%. Sa i përket të ardhmes, mungojnë dy ndeshje, unë jam trajner dhe kam eksperiencë. Dhe i them që ka ende shumë për të bërë, gjithçka e hapur. Kemi bërë një hap të rëndësishëm, për të qenë në garë. Nuk ka ndodhur asnjëherë që të jemi në garë që të luajmë për play-off. A mund t’i kushtoj një sekond dikujt tjetër? Salihi, në SHBA, edhe ti meriton shumë. Ke bërë një punë të shkëlqyer me ne, është për ty dhe familjen tënde”.

Top Channel