
Një plantacion marijuanë me 130 rrënjë, është zbuluar nga policia greke në Platania të Hanias, ndërsa dy kultivues shqiptarë u kapën në flagrancë.
Bëhet fjalë për dy shqiptarë të moshës 33 dhe 46 vjeç, të cilët u arrestuan, ndërsa policia gjeti në vendngjarje edhe më shumë se 3 kilogramë marijuanë.
Gjatë operacionit, në një zonë të vështirë të Bashkisë në fjalë, u gjet një zonë e projektuar posaçërisht në të cilën po kultivoheshin me zell fidanë marijuane, dhe dy shqiptarët u kapën në zonën e plantacionit dhe u arrestuan. Më pas u krye një kontroll në shtëpinë ku jetonin së bashku dy shqiptarët. Në total, u gjetën dhe u sekuestruan 130 rrënjë marijuanë deri në 3 metra të lartë, 3 kilogramë e 306 gramë marijuanë, 675 euro dhe 4 telefona celularë.
Përveç kësaj, u sekuestrua një makinë private në pronësi të 46-vjeçarit si mjet për trafikimin e drogës.
Hetimi paraprak po kryhet nga Departamenti i Narkotikëve i Nëndrejtorit të Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Haniasë.
Top Channel