Siguria në gjykata, komandanti i Gardës takim me zv.kryetarin e GJKKO, Erjon Bani
10/10/2025 10:14
Komandanti i Gardës, Simon Zereci është takuar me zv.kryetarin e GJKKO, Erjon Banin.
Lajmi konfirmohet për Top Channel nga gazetarja Top Channel.
Dje u zhvillua mbledhja e gjyqtarëve pas vrasjes së Astrit Kalasë në krye të detyrës në Gjykatën e Apelit.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura, zv.kryetari i GJKKO, Erjon Bani tha se Shqipëria ka një plagë të hapur në raport me sistemin gjyqësor.
Bani tha se është momenti që çdo Këshill Gjykate të përcaktojë rregullat e brendshme për ruajtjen e sigurisë dhe që Këshilli i Ministrave në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor të hartojnë një politikë të mirëpërcaktuar për rregullin dhe sigurinë në ambientet e gjykatave.
Top Channel