
Historia që është trajtuar mbrëmjen e sotme në ‘Për Shqiptarët”, është plot dhimbje për nënën dhe dy fëmijët e saj, të cilët kanë mbetur pa babanë, pasi ai u nda nga jeta.
Historia mban shumë vuajtje brenda, veçanërisht 2 vite që pas humbjes së kryefamiljarit të Fllanxën.
“Kur ne e kemi takuar për herë të parë Fllanxën, ajo nuk na ka kërkuar asgjë, përveç se ndihmë për të marrë një kredi me interes të butë.
Ajo ka thënë se e di që rastet që vijnë në program janë shumë më urgjente e nuk donte që t’i prishte punë askujt. Dëshira më e madhe e saj dhe e bashkëshortit ka qenë që të kishin një shtëpi të vogël, të ngrohtë ku fëmijët do të rriteshin të sigurt e pa pasur më probleme me zhvendosjet e shpeshta.
Por kjo dëshirë për ta u bë e parealizueshme, me humbjen e bashkëshortit. E pavarësisht kësaj, ajo ka dashur të qëndrojë modeste e mos të kërkojë gjëra të mëdha”, u shpreh Bora Zemani.
Arla dhe Besardi janë ende shumë të vegjël, por për fat të keq duhet të rriten pa babanë e tyre dhe me mungesa të gjërave më bazike për të jetuar.
Apeli për të gjithë shqiptarët është që të ndihmojnë këtë familje, për të pasur një shtëpi… atë që e vogla Arla e ka skicuar në një letër dhe e quan ‘shtëpia e ëndrrave’.
Top Channel