“Për Shqiptarët”/ Emocione të forta, Leandra e vogël fiton ndaj sëmundjes së rëndë, kthehet në studio e qeshur dhe plot jetë

10/10/2025 22:00

Mbrëmjen e sotme studio e “Për Shqiptarët” u mbush nga e qeshura e bukur e Leandrës së vogël.

Herën e parë që Leandra u bë pjesë e emisionit “Për Shqiptarët” në Top Channel, ishte në luftë për jetën pasi ishte diagnostikuar me leuçemi në moshën 7 vjeçare, e shanset që mjekët i dhanë për ta përballuar sëmundjen, ishin të pakta.

Por pas ndihmës së dhënë nga gjithë shqiptarët përmes emisionit të transmetuar në Top Channel dhe kurimet jashtë vendit, e vogla Leandra sot luan dhe qesh njësoj si fëmijët e tjerë, pasi fitoi betejën me sëmundjen.

 

 

Top Channel