“Plumba kush më dënon nipin”/ Kërcënoi gjyqtarët, jepet masa për Gjovalin Shkambin, xhaxhain e autorit të vrasjes së gjyqtarit Kalaja

10/10/2025 11:38

Jepet masa e sigurisë për Gjovalin Shkambin. Trupa gjykuese vendosi masën e “Arrest me burg pa afat”.

Gjovalin Shmabi, xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, u arrestua tre ditë  më pasi, pasi kërcënoi gjyqtarët. “Kush më dënon nipin”-tha ai, “nuk del i gjallë nga salla”.

Në një deklaratë, familjarët e Gjovalinit kërkuan mirëkuptim për situatën e rënduar emocionale dhe bëjnë thirrje për respekt ndaj procesit ligjor, duke u distancuar nga çdo formë dhune apo gjuhe urrejtjeje.

“Se çfarë ka ndodhur dje nuk e dimë, po ta dija kisha ndërhyrë që të mos ndodhte ajo punë. Për të  ndjerin Astrit Kalaja, i ulem në gjunjë atij e familjes së tij. Është diçka aksidentale. Pavarësisht ai e ka dit historinë e pronës sonë, ka qenë gjykatës i Shkallës së Parë.

E ka ditur…dhe të njëjtin fat që e dënon nipin. Ta marrin vesh tan bota, nuk ulemi ne. Djalin e vëllait e ka çuar shteti, nuk e ka bërë ai, është me shkollë. Ta marri vesh gjithë bota mbarë, plumba kanë. Ia kemi blerë shtetit. Ka çuar dy vajza me shkollë pa buk në bark. Ata do japin gjykim të përjetshëm por nuk do dalin të gjallë. Jam në pronë time, ia kam blerë shtetit”-deklaroi Gjovalin Shkambi ndër të në intervistën ekskluzive për Top Channel.

Top Channel