Po mbahet seanca e radhës në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Korrespondentja e Top Channel, Leonita Bajramaj, raporton se Lista Serbe propozoi Sllavko Simiçin për nënkryetar, por nuk mori mjaftueshëm vota për t’i zgjedhur.

Simiçi mori 9 vota për, 54 kundër dhe 42 abstenime. Deri në tre herë Lista Serbe mund të propozojë kandidatin e njëjtë.

Pasi Simiçi nuk mori votat e mjaftueshme në tre raunde votimi, u zgjodh Zllatan Elek. As ky i fundit nuk u zgjodh, propozohet Liljana Stefanoviç e cila nuk u votua dhe u zgjodh Verica Çeraniç. Pas këtyre dështimeve, u zgjodh Miljana Nikoliç, e cila nuk fitoi dhe në vend të saj u propozua Branisllav Nikoliç.

Sërish pati dështim, ku kandidatja e radhës e propozuar ishte Stefan Kovaçeviq, i cili humbi dhe u propozua Sergjan Popoviç. Dhe ky i fundit dështoi dhe u propozua Igor Simiçm i cili nuk u votua.

Lista Serbe u propozua sërish të votojë.

Top Channel