Foto/ Zhduket pa gjurmë 49-vjecari shqiptar në Greqi, familjarët apel për gjetjen e tij

10/10/2025 12:00

Ilir Zorbaj, 49 vjeç, me origjinë shqiptare, është zhdukur që prej mëngjesit të 6 tetorit nga zona e Rizomylos, Ahaia.

Lajmi u bë i ditur nga organizata “Buzëqeshja e Fëmijës”, pas kërkesës së familjes.

Sipas të dhënave, Zorbaj është 1.75 metra i gjatë, i dobët dhe me sy kafe. Ditën e zhdukjes ai kishte veshur xhaketë të zezë, xhinse dhe këpucë të bardha.

Autoritetet vijojnë kërkimet, ndërsa ekziston dyshimi se jeta e tij mund të jetë në rrezik.

Top Channel