
Një punonjës sigurie në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë është dhunuar gjatë ditës së sotme nga avokati Redi Llanaj.
Korrespodenti i Top Channel, Mikel Marsi ka siguruar foton e avokatit Llanaj, avokat i Monika Kryemadhit.
Ngjarja ka ndodhur në hyrje të gjykatës, në zonën ku kalojnë personat përmes detektorëve të metaleve.
Sipas burimeve, avokati Redi Llanaj ka kërkuar të hyjë në pjesën ku kontrollohet nga pajisja qe mbaje rojet për metalet, por është penguar nga punonjësi i sigurisë.
“Nuk më njeh mua, unë kaloj çdo ditë këtu”-është shprehur avokati.
Pas debatit verbal, situata ka degjeneruar në dhunë fizike ndaj punonjësit të gjykatës.
Menjëherë pas incidentit, avokati është shoqëruar në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen
Top Channel