
Nga Agron Gjekmarkaj
Kadare mes dy qytetërimeve
Një pllakatë në Paris, një heshtje në Tiranë
Këshilli Bashkiak i Parisit vendosi me unanimitet vendosjen e një pllake përkujtimore në nder të Ismail Kadaresë në adresën ku ai jetoi dhe krijoi në Paris, si njohje për kontributin e tij në letërsinë botërore.
Në Francë, ai u nderua me çmime të mëdha dhe u vlerësua si një prej figurave kryesore të kulturës botërore!
Në Shqipëri, në vendin e tij , megjithatë, nuk gjendet asnjë rrugë, asnjë shkollë, asnjë monument që të mbajë gjallë kujtimin e tij. Francezet u kujtuan para nesh!
Kadare u përcoll me një ceremoni të zbehtë gati mediokre e plot nxitim dhe u varros në një vend të thjeshtë, duke reflektuar një mungesë të thellë vlerësimi për veprën që ka ngritur emrin e kombit në botë. Protogonist i asaj ceremoni qe Kryeministri dhe jo Kadare!
Kjo heshtje dhe indiferencë nuk është rastësi. Është si një virus i vjetër i mosmirënjohjes, që ka infektuar mentalitetin tonë kolektiv dhe na pengon të nderojmë ata që na kanë bërë krenarë.
Në këtë virus, shohim vazhdimësinë e një tradite ku mendimi i lirë dhe madhështia kulturore shpesh janë injoruar ose shtypur – një trashëgimi e një mentaliteti autoritar, neotoman e komunist, që ka shtrirje të thella në historinë tonë.
Skënderbeu, Bogdani, Budi, Fishta, Konica, Poradeci, Kuteli, Camaj, Arshi Pipa, Koliqi – të gjithë janë dëshmi të një historie dhimbjeje dhe përjashtimi, shpesh nga vetë shoqëria shqiptare.
Ismail Kadare, njeri prej tyre, me i njohuri shkrimtar shqiptar në Botë, mbetet një dritë që ndiqet më shumë jashtë sesa brenda atdheut të tij.
Në Paris, ai ka sot një pllakatë!
Në Shqipëri, vetëm heshtje dhe harresë. Sa qe gjallë një shpurë servilesh që udhtonin mes tij e pushtetit e ndiqnin nga pas! Ata të gjithë heshtin teksa lepijbë ndonjë kockë!
Unë dyshoj qe Ministri aktual i kulturës të ketë lexuar ndonjë vepër të Kadaresë! Unë dyshoj që të dijë vlerën e ndonjë gjëje i sigurtë që i di çmimin e çdo gjëje! Unë nuk dyshoj që kultura dhe emrat e saj i shkaktojnë atij teshtima si dhive në brymë! Përsa kohë jemi në këto kushte i bie vetëm të konstatojmë e të mërzitemi sipas terezisë!
Kadare e ka atdheun e tij e ka gjithmonë një strehe Europen! Shqipëria ka nevoje për të, shqiptaret po aq! Dje sot dhe nesër!
Top Channel