Mbledhja e gjyqtarëve që është thirrur pas vrasjes së Astrit Kalasë , siç raporton Anila Hoxha do të bëhet me dyer të mbyllura.

Gjyqtarët kanë vendosur që takimi i punës i planifikuar për sot të mbahet pa praninë e mediave.

Vrasja e Astrit Kalasë tre ditë më parë tronditi vendin, pasi gjyqtari u ekzekutua në krye të detyrës në sallën e gjyqit, në Gjykatën e Apelit, Tiranë.

Sot mbahet seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre të arrestuarve. Elvis Shkambi akuzohet si autor i dyshuar i vrasjes së gjyqtarit Kalaja. Ndaj xhaxhait të tij, Gjon Shkambi, rëndon akuza ‘vrasje në bashkëpunim’, ndërsa për punonjësin e sigurisë, Banush Koxhaj rëndon akuza ‘shpërdorim detyre’.

Top Channel